Radio Vizioni

88.1MHz FM Stereo

top-banner

Sat12202014

Last updateFri, 08 Mar 2013 9am

Saturday, 20 April 2013 09:02

Podujevë:Gjoba për shitësit e lendve djegese ne rruget e qytetit

 

Krahas aktiviteteve të përhershme për zbatimin e ligjit dhe respektimin e rendit dhe rregullit në qytetin e Podujevës, inspektorët e Komunës së Podujevës në bashkëpunim me policinë, këto ditë kanë ndërmarrë aksion për largimin e shitësve të druve nga rrugët e qytetit

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Fatmir Gashi tha se për shitësit e druve Komuna ka rregulluar lokacionin e caktuar te Tregu i bagëtive dhe nuk do të tolerojë më shitjen e druve nëpër rrugët e qytetit.

“Shitësve të druve ua kemi tërhequr vërejtjen se më nuk do të lejohet shitja e druve në rrugët e qytetit, pasi Komuna e ka rregulluar lokacionin për shitjen e druve. Më nuk do të ketë tolerancë dhe të gjithë ata që do të hasen duke shitur dru nëpër rrugët e qytetit, do të gjobiten”, tha Gashi.

Gashi tha se inspektorët do të jenë vazhdimisht në teren dhe do të kenë edhe asistencën e policisë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka rregulluar një hapësirë për shitjen e druve tek Tregu i bagëtive në Podujevë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës